Ilaçi i kancerit do të dalë nga mendja e dy motrave shqiptare
Motrat shqiptare Detina dhe Argita Zalli, kërkuese shkencore në Universitetin e Oksfordit, tregojnë për vaksinën e Pfizer dhe shpërndarjen e saj për publikun, shkruan albinfo.ch
Ato flasin edhe për zhvillimet e vaksinave të tjera, si ajo e Oksfordit etj. Ato shprehen se nëse mjaftueshëm njerëz do të jenë imunë, virusi do të ndalonte përhapjen e tij dhe nuk do të ishte e nevojshme për masa të tjera për kontrollimin e tij.
Sidoqoftë, çdo gjë do të marrë kohë, por deri atëherë duhet ta kontrollojmë virusin duke zbatuar masat, duke u izoluar, duke përdorur maskat, duke mbajtur higjienën, duke qëndruar sa më të kujdesshëm.
Nga ana tjetër, ato i janë dedikuar punës për të zbuluar ilaçin e kancerit. Në një intervistë për mediat angleze, Detina dhe Argita kanë treguar se do të zhvendosen në Oxford, ku do të ndihmojnë doktorët për të gjetur ilaçin e kancerit.

