Ilaçi Ronapreve është efektiv kundër Covid
Një studim klinik ka treguar se ilaçi i Roche Ronapreve është efektiv në zvogëlimin e ngarkesës virale tek pacientët e shtruar në spital me Covid-19.
Ilaçi “zvogëlon ndjeshëm ngarkesën virale në shtatë ditë trajtimi tek pacientët që nuk kanë prodhuar një përgjigje natyrore të antitrupave” dhe që nuk kërkojnë oksigjenim ose vetëm oksigjenim të ulët, tha grupi farmaceutik i Bazelit në një deklaratë të enjten.
“Ndërsa vaksinat janë efektive në parandalimin e shtrimeve në spital, një nevojë domethënëse mbetet për ata të infektuar dhe që kërkojnë shtrim në spital” – tha Levi Garraway, drejtor mjekësor i Roche.
Rezultatet me Ronapreve (casirivimab dhe imdevimab) vijnë nga faza II dhe III studimi klinik 2066.
Trajtimi, i zhvilluar së bashku me American Regeneron Pharmaceuticals, u miratua në Japoni në korrik. Kokteji anti-Covid i Regeneron ka vlefshmëri emergjente ose të përkohshme në Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Evropë, Indi dhe Kanada.
Komiteti kryesor këshillues i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) kohët e fundit votoi në favor të regjistrimit të plotë. Konfederata dhe Bashkimi Evropian tashmë kanë rezervuar shumë Ronapreve.

