Ilir Meta fiton në Kushtetuese, mbetet President
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin të mos e shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, pas miratimit të raportit të ngritur nga komisioni hetimor.
Me datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme. Kjo kërkesë u depozitua më 1 korrik, rreth 7 muaj më parë.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese në vendim arsyeton se nuk ka gjetur shkelje të rënda të kushtetueses për shkarkimin e Ilir Metës.
Vendimi i Kushtetueses
1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:
– Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
– Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90, pika 2 dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, të Kushtetutës, si dhe nenin 63, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”
VENDOSI:
Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

