Ilir Meta ndahet nga bashkëshortja Monika Kryemadhi
Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi.
Në një intervistë , ai tha së është proces divorci me Kryemadhin.
“Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta’, u shpreh Meta në SyriTv.
Meta e Kryemadhi kanë shfaqur kaherë mospajtime politike, por politika mund të mos jetë arsyeja e vetme për ndarjen e çiftit.

