Imagjinata dhe kreativiteti i dy gjilanaseve ka provokuar modele edhe përtej oqeanit

Imagjinata dhe kreativiteti i Nerime Hazirit nga Gjilani, ka provokuar e joshur modele deri në skajet e botës.

Nga pëlhura dhe peri, ajo krijon fustane të mrekullueshme, që janë konkurrente me punimet e kreatorëve më të njohur të botës.

Në këtë profesion që ajo e ka nisur para 25 vitesh, fillimisht si rrobaqepëse, tani ndihmohet edhe nga e bija Lejla, dizajnere.

Në një emision të tëvë, Lejla ka rrëfyer për rrugëtimin e gjatë të nënës së saj, e cila një pasion të hershëm e ktheu në profesion.

Puna që bëjnë së bashku Rina dhe Lejla është unike në stil dhe shkon deri në perfeksion. Imagjinata krijuese e tyre është e pakufishme.

‘Pika kyçe për këtë sukses, pos cilësisë dhe korrektësisë, është afërsia me klientin dhe bashkëpunimi me ta në finalizimin e ëndrrës së tyre për një veshje të bukur, që i bënë të duken e të ndjehen madhështor’, thotë Lejla.

Moto e tyre është: Puno fort për të arritur qëllimet që do./Mediafokus.info