Imami i fshatit Halabak të Podujevës pengohet për të hyrë në xhami, intervenon policia

Përpara xhamisë së fshatit Halabak të Podujevës janë krijuar tensione të cilat kanë detyruar Policinë e Kosovës që të intervenojë.

Sipas burimeve të Klant, imami i fshatit, Hyzdri Murseli, është penguar që të hyjë në xhami për t’i kryer ritualet fetare, teksa aktualisht ndodhet në polici.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur nga tre persona.