Imami kosovar lutet për shëndetin e Presidentit Clinton

Shqiptarët e Kosovës, pa dallim besimi, e vlerësojnë lart ish-presidentin Bill Clinton, i cili konsiderohet me të drejtë shpëtimtari i tyre. Me të marrë lajmin për shtrimin e tij në spital, ata kanë nisur të luten për shëndetin e tij.

Lutje për shërimin e tij ka bërë edhe imami kosovar Mustafë Bajrami, njëherësh profesor i shkencave islame.

“Lus Zotin e Madhërishëm për shërim sa më të shpejtë të këtij burri të madh, të këtij miku të pakontesueshëm e shumë të dashur për ne shqiptarët, pa të cilin Kosova dhe ne shqiptarët zor se do të ishim këtu ku jemi, në atdheun tonë, të lirë dhe me shtetin tonë të pavarur.
Zot i Madh, pranoj lutjet tona…!”, ka shkruar Bajrami./Mediafokus.info/