Imamit të Karaçevës largon fotot e Rugovës dhe Skënderbeut në sallën ku po mbahej një e pame

Në fshatin Karaçevë e Epërme, komuna e Kamenicës, imami i fshatit ka larguar nga salla ku po mbahej një pame fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe Skënderbeut.

Disa persona kanë bërë ankesë në polici kundër imamit të fshatit, i cili po ashtu ka larguar të gjitha fotografitë tjera të figurave historike që ishin të vendosura aty.

Rasti është përmendur edhe nga policia, në raportin 24-orësh, si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, por nuk raportohet për të arrestuar ose ndaluar.

Kamenicë, 08.08.2021-NN. Një mashkull kosovar ka raportuar se gjatë mbajtjes së një ceremonie i dyshuari mashkull kosovar i ka hequr disa fotografi të cilat kanë qenë të vendosura në mur, thuhet në njoftimin e policisë.