Imran Haziri: Së bashku mund të bëjmë gjera të mira dhe të mëdha për Gjilanin tonë
Imran Haziri gjendet për herë të parë në një garë për anëtar të Kuvendit Komunal, pasi beson se ka dije dhe gatishmëri, me vullnet e përvojë për të bërë gjëra të mira për qytetin e tij.
Imran Haziri premton se do të jetë zëri i qytetarëve në përfaqësimin e interesave të tyre në vendimmarrjen komunale.
‘Me besimin tuaj, angazhimi im profesional, shoqëror dhe politik nuk do të ndalet asnjëherë për një qeverisje transparente dhe krijim të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, për një Gjilan edhe më të bukur. Vetëm të bashkuar mund të bëjmë gjera të mira e të mëdha’, thotë Haziri.
Që t`i shërbejë këtij interesi, Imrani ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit, më 17 tetor 2021.
‘Besimin tuaj do ta shpërblej me angazhim për të mirën e përbashkët’, është zotimi i tij.

