Incidenti në Zubin Potok, policia thotë se nuk ka gjetur gëzhoja në terren
Policia e Kosovës ka dal me një sqarim për incidentin e djeshëm në zonën e komunës Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Bube.
Pas pranimit të informatës, polica thotë se janë dërguar njësite patrulluese policore të mbështetura nga hetuesit policor dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, të cilët kanë kontrolluar zonën dhe kanë biseduar me banorë të asaj zone, me qëllim të sigurimit të informatave rreth rastit.
Policia njofton se edhe përkundër kërkimeve në terren, nuk ka arritur të gjejë prova materiale përkatësisht gëzhoja të armës së shkrepur.
“Dëshmitaret e rastit, përkatësisht ankuesit e këtij rasti, sot gjatë ditës jane intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit gjatë ditës së djeshme nuk kane dhëne deklarata me pretekst se deklaratat do ti deponojnë në polici në Prishtinë.
Sot nga orët e paradites, policia ka siguruar deklaratat e dhjetë (10) ankuesve, ndërsa hetuesit policor së bashku me dëshmitaret dhe njësitë policore mbështetëse do të bëjnë serish shikimin e vendit të ngjarjes me qellim të kërkimit të provave materiale.
Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e banorëve të zonës se Zubin Potokut, për zbardhjen e rastit të raportuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

