India vendos rekordin e zi për Covid-19
India ka vendosur rekordin e botëror për numrin e viktimave nga COVID-19 brenda një dite. 6 mijë e 148 pacientë humbën jetën ditën e enjte në shtetin e dytë më të populluar të botës.
Tashmë India shënon 459 mijë e 676 viktima në total teksa në vend COVID-19 e kanë kaluar 29.2 milion banorë.
Edhe bota është alarmuar nga varianti i ri i COVID-19 që po quhet varianti indian për shkak se dyshohet se ka transmetueshmëri më të madhe.

