Kaona – vajza e Adriana Matoshit debuton në muzikë
Industrisë së muzikës shqiptare iu bashkua edhe një këngëtare e re – Kaona.
Debutimin e saj e bëri me këngën “Bompa” në bashkëpunim me Cricket, të cilën e vizuelizuan edhe me video-klip, si një lloj filmi i shkurtër, të xhiruar nga “Lau” dhe “Imagine Films”.
Rolin e producentes ekskluzive të projektit e mori përsiper, nëna e Kaonës, aktorja dhe tashmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Kurse, teksti i këngës është shkruar nga dyshja, Time Aliu dhe Fajt, në ndërkohë që për melodinë është përkujdesur, Gesko.
Në prapaskenat e video klipi bën pjesë një ekipe e gjerë e përbërë prej make-up artistëve, disenjatorëve, stilistë flokësh e të tjerë, të cilët u përkujdesën në detaje që paraqitja e këngëtares së re, të ishte sa më e veçantë dhe e kuruar deri në detaje./albanianpost/

