Infektohet në spital pas drenazhës së dhëmbit dhe vdes
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor bën me dije se ka iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin Klinik të Shtipit, pas informacioneve të marra për një pacient i cili ka ndërruar jetë nga sepsa.
Familjarët e të ndjerit J.D. (25) nga Berova, në rrjetet sociale shkruan se djali ka ndërruar jetë pasi është infektuar me sepsë pas drenimit të një dhëmbi në spitalin e Shtipit.
Vdekjen e pacientit e konfirmuan edhe nga Spitali i Shtipit./TS/

