Infektologia shpreh dhimbjen pas vdekjes së 16-vjeçarit: Ndihemi të tmerruar
Pas humbjes së betejës me COVID-19 të 16-vjeçarit, Blend Bislimi, për Mediafokus.info ka folur infektologia dr. Selvete Shurdhani.
Ajo tha se ndihen të tmerruar që i riu nuk i mbijetoi virusit.
“I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar para 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektivës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani për Mediafokus.info.

