Infektologu Sadiku propozon masat për parandalimin e COVID-19 në Kosovë
Infektologu kosovar, Dr. Izet Sadiku, ka thënë se pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, transmeton Mediafokus.info.
Postimi i plotë i Dr. Izet Sadikut:
Ballafaqimi me COVID19
Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.
Java e fundit ka treguar që po hyjmë shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet evropiane kanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontroll një valë të re të infeksionit.
Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mund te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.
Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi i COVID19 .
Rritja e kapaciteteve testuese e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,
Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,
Rritja e pajisjeve dhe kapaciteteve spitalore
Rritja e numrit të inspektorëve
Janë disa masa që janë ndërrmarrë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhënë rezultate.
Tash duhet filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masat aty merren masat ndëshkuese,
Të analizohen veprimataritë që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për reduktim te tyre.
Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.
Të respektohen masat parandaluese.
#vendosmasken#ruajedistancen# mbajehigjenen

