Infektologu tregon cilat barna po vazhdojnë të blihen nga pacientët e prekur me Covid-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive të QKUK, Izet Sadiku, ka theksuar se bari për trajtimin e virusit Sars Cov 2, Randesivir, vazhdon të blihet nga pacientët.

“Terapia që është dashur të blihet çdo ditë është Randesiviri, ndërsa barnat tjera sigurohen nga Qeveria e Kosovës, çmimi për të është rreth 100 euro, dhe se terapia më të zgjat pesë ditë, ka raste shumë të rralla qe përdoret 10 ditë” theksoi Sadiku, transmeton portali info.

Sadiku po ashtu theksoi se terapia tjeter zakonisht sigurohet prej shtetit, perjashtu këtu mungesa që mund të ketë një apo dy ditë.