Infermierët e Vitisë u përballen me rastin e parë Covid-19 në Kosovë, OIK i nderon me mirënjohje
Rasti i parë me Covid-19 u diagnostifikua në Viti, vitin e kaluar. Oda e Infermierëve të Kosovës i ka nderuar me Mirënjohje infermierët vitias.
Drejtoresha e QKMF në Viti, dr Vjollca Kadolli Halili i ka quajtur infermierët ‘heronjtë e pandemisë’.
MIRËNJOHJE nga OIK për infermierët e QKMF-së në Viti, për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë pandemisë.
Ju falënderojmë për kontributin, përkushtimin, sakrificën dhe profesionalizmin e treguar në këtë kohë.
Punëtorët shëndetësorë të Vitisë ishin të parët qê u përballën me rastet me COVID -19 në Kosovë. Përkundër të panjohurave, panikut e stresit, asnjëherë nuk u larguan nga përgjegjësia në punë.
Respekt për infermierët vitias dhe të tërë Kosovës. Faleminderit Odës së Infermierëve për vlerësimin e punës së tyre. Një simbolikë e vogël, por me domethënje të madhe. #NaserRrustemaj, ka shkruar Dr.Vjollca Kadolli-Halili,
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti.

