Infermierja e Oftalmologjisë Luljeta Statovci vdes nga koronavirusi
Instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, infermierja Luljeta Statovci, ka humbur betejën me COVID-19.
Për vdekjen e saj ka njoftuar Oda e Infermierëve, që tha se ajo do të kujtohet përherë si profesioniste e përkushtuar.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me COVID-19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”.
Me dhimbje e ka pritur këtë lajm edhe mjeku i Oftalmologjisë, Ardian Shabani.
“Me dhimbje te thelle morem lajmin per ndarjen nga jeta te instrumentares se Klinikes se Syve Luljeta Statovci.
Luljeta do te kujtohet gjithmone si nje profesioniste e perkushtuar ne pune dhe ne sherbim te pacienteve.
Ne emrin tim personal dhe gjithe stafit te Klinikes se Syve shprehi ngushellimet me te sinqerta gjithe familjes dhe kolegeve.
U prehtë ne paqe shpirti i saj”, ka shkruar dr Ardiani Shabani.

