Injektohen afër dy milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në SHBA
Pothuajse dy milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë injektuar në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.
CDC Covid Data Tracker thotë se që nga ora 09:00 e mëngjesit të së shtunës, 9,547,925 doza të vaksinës janë shpërndarë dhe 1,944,585 doza janë administruar, raporton cnn.
Totali i dozave të shpërndara dhe i dozave të administruara tani përfshijnë të dy vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

