Insiston Lutfi Haziri: Emri i Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së
Në kohën kur Ramush Haradinaj nuk po heq dorë nga ambicia e tij për postin e Presidentit, ka reaguar nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, raporton Mediafokus.info.
Përmes një statusi në Facebook, Haziri ka insistuar se emri i Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së.
“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/

