Insistonte të bisedonte me një femër, arrestohet

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin për ngacmimin e një femre, duke insistuar të bisedonte me të.

Prizren 22.11.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shqetësuar dhe ngacmuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë dhe duke insistuar se donte të bisedonte me të. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).