Inskenuan grabitjen, arrestohen tre persona në Gjilan

Tre persona në Gjilan janë arrestuar nën dyshimin se kanë inskenuar një grabitje.

Livoq i Epërm, Gjilan 25.01.2022-21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë i kanë grabitur një shumë parash prej 1376€. Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.