Institucionet e Kosovës shkojnë në pushim deri më 5 maj

Institucionet komunale dhe qendrore në Kosovë nuk do të punojnë deri më 5 maj, për shkak të fundjavës si dhe dy ditëve të festës, të cilat, sipas ligjit aktual, kur bie të qëllojnë të shtunave ose të dielave, shtyhen për aq ditë të punës.

Kësisoj, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës (1 maj) dhe Ditës së Pashkëve Ortodoksë (2 maj), do të pushohet të hën (3 maj) dhe të martën (4 maj).

Ka pasur propozime e diskutime në Kuvendin e Kosovës që ky ligj të ndryshohet, për shkak të ditëve të shumta të pushimit festiv gjatë vitit, por deri tani kjo nuk është bërë.

Gjatë majit, institucionet publike do të kenë pushim edhe më 10 maj, Ditën e Evropës si dhe me 13 maj, ditën e Bajramit të Madh. /Mediafokus.info