Instituti Publik i Kosovës nuk bën teste udhëtimi për mërgimtarët
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë nuk ofron test për COVID-19 për nevoja udhëtimi.
Derisa muaj më parë, qytetarët merrnin rezultatin në formë të shtypur, i cili ishte i vlefshëm jashtë vendit, një praktikë e tillë është ndërprerë.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë thënë që një gjë e tillë po ndodhë me qëllim të racionalizimit të kapaciteteve që kanë në dispozicion, raporton T7.
E nga ky vendim përjashtim bëjnë qytetarët që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë vendit, anëtarët e federative sportive dhe shoqatave kulturore.
Rezultat të vlefshëm mund të marrin edhe studentët të cilët studiojnë jashtë vendit.
Ndërsa në IKSHPK nuk mund të testohen, qytetarët po drejtohen për në laboratore private për teste.

