Instruktori i një auto-shkolle mori para nga kandidati për kalimin e testit, arrestohen të dytë

Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi instruktori i një auto-shkolle ka pranuar para nga kandidati për kalimin e testit me shkrim.

Policia njofton se janë sekuestruar 600 euro dhe dy telefona.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“DHËNIE /MARRJE E RYSHFETIT – Mitrovicë / 15.01.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se njëri prej tyre, në cilësi të instruktorit të vozitjes në një auto-shkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6×100) para të gatshme dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.”