Inteligjenca artificiale rendit kandidatët më të mirë për ta drejtuar Barcelonën pas Xavit

Pankina e Barcelonës është bërë temë bisede, debati dhe analizash që kur Xavi njoftoi se nuk do të jetë më trajner i saj në fund të sezonit. Që nga ai moment, lista e emrave që janë përmendur për ta pasuar është e pafundme. Profile të ndryshme dhe karakteristika në varësi të prioriteteve të vendosura nga Barcelona, në kërkim të të zgjedhurit.

Shumë këndvështrime dhe shumë mënyra për t’iu qasur zgjedhjes. Por çfarë thotë Inteligjenca Artificiale? Jaroslaw Krolewski, president i Wisla Krakow dhe CEO i kompanisë së teknologjisë “Synerise”, zgjidhi enigmën. Kush duhet të jetë trajneri i ri i Barcelonës? Epo, sipas modeleve matematikore/AI të zhvilluara, lista është si më poshtë:

Imanol Alguacil (Real Sociedad)

Paulo Fonseca (Lille)

Thiago Motta (Bologna)

Steffen Baumgart (trajner i lirë)

Xabi Alonso (Bayer Leverkusen)

Ruben Amorim (Sporting)

Arne Slot (Feyenoord)

Roberto De Zerbi (Brighton)

Vincenzo Italiano (Fiorentina)

García Pimienta (LasPalmas)

Aroslaw Krolewski është programues, CEO dhe bashkëthemelues i “Synerise” (ndër kompanitë e teknologjisë me rritje më të shpejtë në Europë), profesor në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë AGH, sipërmarrës dhe president i Wisla-s historike. Vetëm 38 vjeç, karriera e tij është mbresëlënëse, transmeton noa.

“Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të analizuar performancën e lojtarëve në detaje. Kjo i lejon trajnerët të kuptojnë më mirë pikat e forta dhe të dobëta të ekipit të tyre. AI gjithashtu mund të përpunojë sasi të mëdha të dhënash nga liga dhe nivele të ndryshme të konkurrencës, duke ndihmuar në identifikimin dhe vlerësimin e lojtarëve të rinj”, – theksoi Krolewski.