Interesim i madh për mensë, shpallet konkursi i ri për 1000 studentë shtesë

Kriza e madhe ekonomike ka bërë që këtë vit të ketë një interesim të jashtëzakonshëm të studentëve për t’u ushqyer në mensën e UP-së.

Qendra e Studentëve të UP-së ka bërë të ditur se do të shpallin konkurs shtesë për pranimin edhe të 1000 studentëve për ushqim në mensë që do të jetë i hapur nga 3 deri me 5 tetor.

Njoftim

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2022/2023.  Konkursi do të jetë i hapur prej datës 03.10.2022 deri më datën 05.10.2022.

Studentët  të cilët do të aplikojnë për ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik te hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje ne mensë.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi për ushqim do të jetë 15 euro.