Interpol përfshihet në hetimin e kurdisjeve të ndeshjeve në futbollin kosovar
Kurdisjet në ndeshjet e futbollit kosovar kanë marrë përmasa të tjera. Organizata që lufton krimin, Interpol, ka përmendur edhe rastin e Kosovës, sipas ueb sajtit “boxscorenews.com”, përcjellë albinfo.ch
“Një skandal i kurdisjeve që kanë zënë vend në Kampionatin e Futbollit të Kosovës”, sipas ueb-it thuhet të jetë pjesë e hetimeve të Interpol-it.
Ditë më parë edhe mediat franceze kanë raportuar dyshime për kurdisje të tilla dhe është përmendur skuadra Llapi.
Sipas La Parisienne, thuhet se për ndeshjet janë vënë baste në Kosovë dhe Francë, ku janë arrestuar edhe nëntë persona, prej tyre katër nga Kosova. Hetimin sipas medias franceze e ka kryer Juridiksioni i Specializuar Ndër-rajonal i Nancyt, një institucion hetues në Francë.

