Intervistohen 7 dëshmitarë për manipulim me vota

Policia e Kosovës ka intervistuar 7 dëshmitarë, nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit në një qendër në Skenderaj, thuhet në raportin 24 orësh. 

Rr. Osman Geci, Skenderaj 17.10.2021 – 07:00. Me vendim të prokurorit, janë intervistuar shtatë dëshmitar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet që në një qendër votimi ka pasur manipulim të votave. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.