Investitori nga Katari hap 70 vende të reja pune në Tuz

Xhaber Al Mansouri, investitor nga Katari, kompania e të cilit do të merret me prodhimin e frutave dhe perimeve, do të punësojë 70 persona nga territori i komunës së Tuzit.

Mansouri është një nga liderët në prodhimin e shafranit në Lindjen e Mesme, i cili ka marrë me qira 400 mijë metra katrorë tokë në territorin e Tuzit me qëllim të fillimit të prodhimit bujqësor në këtë komunë.

Siç thuhet, investitori nga Katari e njoftoi kryeministrin Dritan Abazoviq me planin dinamik të punës së kompanisë që do të merret me prodhimin e frutave dhe perimeve.

Mansouri theksoi se në dy javët e ardhshme do të vendosen 23 sera dhe do të punësohen 70 persona.

Investitorët e jashtëm e njohin Malin e Zi si vend ideal për investime, ku përfiton edhe komuniteti lokal, i cili ka mundësi të punësojë dhjetëra qytetarë. /Malesia.org