Investitori nuk ia dha borxhin, punëkryesi ia rrëzoi apartmentet

Një ndërtues në Blumberg të Gjermanisë shkaktoi dëme me vlerë 500 mijë paundë, në një pronë të sapodëmtuar me ekskavatorin e tij, pasi nuk ishte paguar për punën e bërë.

Ai e drejtoi makinerinë e rëndë drejt apartamenteve, pas një sherri me investitorin, i cili sipas tij i detyrohet 4.2 milionë paundë.

Policia rrethoi zonën mes frikës se ndërtuesi mund të kishte dëmtuar kontejnerët e gazit të ndërtesës.

Dëshmitarët panë se si ndërtuesi iku nga vendi i ngjarjes me makinën e tij dhe la pas gjurmët e shkatërrimit.

Më vonë ai u vetëdorëzua në polici.