IPK e konfirmon rastin: 13-vjeçari nga Hajvalia u ankua se u kërcënua nga policia

Sot Periskopi ka raportuar në lidhje me një rast që ka ndodhur në Hajvali të komunës së Prishtinës. Policia e Kosovës duke asistuar procesin e këputjes së rrymës tek një biznes familjar, kishin hasur në një fëmijë 13 vjeçar.

Prindi i tij, A.Gashi për Periskopin ka rrëfyer krejt ngjarjen, duke thënë se zyrtarët policorë e kanë kërcënuar djalin e vogël të tij.

E, në lidhje me këtë Periskopi ka pyetur edhe Inspektoratin Policor, ku ata thanë se kanë pranuar ankesë në lidhje me rastin.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK sot ka pranuar një ankesë lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e IPK-së