IPK: Nuk ka policë të dyshuar për incidentin në Skënderaj

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se asnjë zyrtar policor nuk është duke u hetuar për plagosjen e mbrëmshme në Skenderaj.

Në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

E për këtë, IPK për Nacionale ka thënë se nuk po hetohet asnjë zyrtarë policorë.

“Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, ju njoftojmë së në këtë fazë, hetimet lidhur me këtë incident do t`i vazhdojë Policia e Kosovës (pasi që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar). Për detaje shtesë ju lutem i referoheni Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Për Kallxo.com, Nuredin Lushtaku, ka mohuar të ketë përdorë armë ai, djemtë ose vëllëzërit e tij në drejtim të zyrtarëve policor. Sipas tij, polici e ka plagosur policin.