IPK rekomandon suspendimin e komandantit të stacionit policor në Skenderaj, shkoi në të pame për Hajrizin

IPK ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali bëhet fjalë për Muhamet Kajtazin.

Ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.

Të njëjtit kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.