Irfete Spahiu, gruaja e dytë në Kosovë me gradën gjeneralmajore

Irfete Spahiu është dekretuar me gradën gjeneralmajore dhe është gruaja e dytë në Kosovë me këtë gradë. Në të vërtetë, Spahiu është e para me këtë gradë në FSK. Po këtë gradë e kishte marrë më herët edhe Atifete Jahjaga, në Policinë e Kosovës 

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, pasi e ka dekretuar si gjeneralmajore.

“Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëjë ushtrinë tonë  më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale”, ka thënë Osmani.

Presidentja gjithashtu ka thënë se duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në udhëheqjen e FSK-së.