Ironike: Ka ra ekonomia zgjedhore në vend
Opinionistja Mirishahe Limani Hiler ka ironizuar me fushatën zgjedhore në Kosovë, e cila kësaj here, krahasuar me ato të mëhershme, kur shpërndahej miell e sheqer për vota, është shumë e qetë dhe e rregullt.
“Ka ra ekonomia zgjedhore në vend” – ka ironizuar ajo.
Postimi i plotë:
Lajmi i fundit: Ka ra ekonomia zgjedhore në vend.
Me një kohë shkojke flakë tregtia e votave. A ju kujtohet sa miellin, sa sheqerin, sa çajin e sa vajin veç kur i pashim te dyert.
S’di, as bileta aeroplani spo ofron kush!
Për çebapa e pleskavica spo foli se krejt lluk-lluk i kemi pasë.
Plus edhe taxistat kishin punë ma shumë.
Në çfarë krize është kah shkon vendi, Zot bone hajr!

