Ironizojnë qytetarët: Shpendi i Prishtinës do të mbahet mend për kungjat, Albani i Gjilanit për cungat
Këto pamje të shkëlqyeshme të lagjes Iliria (ish-Kamnik) në Gjilan nuk do t’i shihni më për shumë vite.
Shara e Alban Hysenit e ktheu dje këtë bukuri në trungje e cunga, pa i pyetur fare banorët e lagjes.
Ç`është më e keqja, me taksa të këtyre dhe qytetarëve tjerë u pagua kompania për ta shkatërruar këtë pamje magjepëse.
Ndaj këtij vendimi të Alban Hysenit kanë reaguar tashmë shumë qytetarë, madje është ftuar edhe një protestë për javën tjetër.
“Këto pamje të shkëlqyeshme të blirëve në lagjen Kamnik më nuk mund ta shihni, sepse dora shëmtuese e njerëzve të cilët nuk e duan kulturën urbane, i preu, i shkatërroi e i denigroi drurët shumëvjeçar, të cilët ia dhuruan hijeshinë lagjes, përfitimet shëndetësore, e besa, dashurinë ndaj shpërfaqjes së një natyre të bukur në pjesën urbane të qytetit” – shkruan faqja Lagjja Kamnik.
Kurse Lulzim Behxheti, ish-kandidat për kryetar Komune, u ka bërë apel qytetarëve të Gjilanit, pa dallim partie politike, që të dalin në protestë kundër këtij veprimi.
“Po shohim se Gilanin tone ditet e kaluara e kane sakatosur me prerjen e drujve ne qytet. Per këte intervenim dikush duhet te mbaje pergjegjesi. Intervenimi eshte padyshim krim ambiental, sepse paraprakisht duhet be ekspertize per gjendjen e drunjeve e ne baze te ekspertizes, drejtoria e pyjeve ne nivelin qendror jep ose refuzon lejen per nderhyrje. Per këte arsye, ju ftoj te gjith qytetaret e Gilanit pa dallim partie te shfaqim nje PROTESTE QYTETARE gjate javes se ardhshme. Nese jeni PRO atehere bashkangjituni ne proteste”, ka shkruar ai.
Kurse, në një reagim tjetër, të titulluar Cungat E Gilanit, në lidhje me këtë vendim të kryetarit të Gjilanit, ai ka shkruar: Do kryetar mahen n’mend per budallakijat e tyne. Shpend Efendija per kungjat e Prishtines. Manekeni per cungat e Gilanit. O Maneken, me çfar guximi e vendimi na e kasapite shehrin kshtu. 50 vjet ni filiz mu bo lis, 5 minuta ni lis mu bo cung. Apel gjinve. Runi saksijat se bon vaki sharra e kasapit mrin edhe deri n’ballkonat e juv.







