Ironizon Bufi me rrugën e shkretë Gjilan-Prishtinë: Miq, mrriva në Gjilan!
Rruga magjistrale Gjilan-Prishtinë është dëmtuar skajshmërisht, shkruan Mediafokus.info.
Në gjatësi prej jo më shumë se 43 kilometra, nëse e merr këtë rrugë, do të hasësh në qindra gropa deri në kryeqendër.
Deri tani, Ministria e Infrastrukturës ka filluar me projektin e mirëmbajtjes, duke mbuluar shkel e shko disa gropa, por shumë të tjera mbesin të hapura dhe shumë të rrezikshme për qarkullimin normal të automjeteve.
Ylli i kinematografië kosovare, Fatmir Spahiu – Bufi, i cili është me prejardhje nga Gjilani, ka ironizuar sërish, duke informuar miqtë se ka arritur në qytetin e lindjes shëndosh e mirë.
“Po shkoj deri ne Gilan. Wish me luck!”, e ka lajmëruar nisjen Bufi, për të treguar se ka arritur shëndosh e mirë.
“Miq, mrriva ne Gilan. Falemnderit krejtve per suportin, ju paqa gjithmone!”, ka shkruar ai./mediafokus.info/

