Isa Boletini, ja ku është shkrepur kjo fotografi historike
Para më shumë se një shekull është realizuar fotografia e Isa Boletinit, e cila përdoret edhe sot, por pak kush e di se cili është autori i saj, ku dhe në cilin vit është shkrepur.
Sipas publicistit Bajram Mjeku, kjo fotografi historike e Isa Boletinit u realizua në Durrës, nga ushtarët e Misionit holandez, në vitin 1914.
Trupat holandeze, në krye me kolonelin Tomson, ishin pjesë e Misionit ndërkombëtar për vendosjen e paqes në Shqipëri, e cila copëtohej nga fqinjët.
Ushtarët holandezë në Shqipëri realizuan rreth 150 fotografi, të cilat shenjuan periudhën më dramatike të themelimit të shtetit shqiptar.
Këtë postim e bëj për respekt të heroit kombëtar Isa Boletini, i cili sot 104 vjet më parë ra në një pritë të organizuar mirë në Podgoricë.
Ai dhe familjarët që po e shoqëronin, u vranë vetëm pak ditë mbasi trupat e Perandorisë Austro-Hungareze u vendosën në Shqipëri, ka shkruar Mjeku/Mediafokus/

