Isa Mustafa i përgjigjet Dejona Mihalit: Qeveria ime ia kishte ndaluar qëndrimin në Kosovë
Në mesazhet e publikuara nga gazeta Nacionale, ‘komisarja’ e VV-së, Dejona Mihali, e ofendonte LDK-në duke thënë se “këta janë më horra se Isa Mustafa”.
Pra, Mihali e ofendonte rëndë ish-kryetarin e LDK-së, me të cilin edhe kishin bashkëpunuar.
Në një përgjigje për Nacionale, Mustafa ka thënë se në kohën kur ai e kishte udhëhequr qeverinë, ia kishin ndaluar Mihalit hyrjen në Kosovë.
Sipas Mustafës, këto ofendime nuk janë çështje e një individi, por një frymë që ka marrë përkrahje në osovë.
“Sa më kujtohet, institucionet përgjegjëse të qeverisë time ia patën ndaluar znj Mihajli qëndrimin në Kosovë. Sot nuk mund ta fajësoj zonjën në fjalë për ofendimet ndaj meje dhe LDK-së, sikurse edhe për dirigjimin e pushtetit. Këto ofendime e sjellje parashtetërore sublimojnë një frymë që është mbjellë në Kosovë, që ka marrë votë e përkrahje qytetare. Nuk e konsideroj si çështje të një individi”, tha Mustafa.

