Ish-agjenti i CIA-s i përshkruan alienët fiks siç mund t’i imagjinoni ju!
Një ish-agjent i CIA-s pak kohë para se të vdiste foli për kohën kur punonte për organizatën në “Area 51“.
Ai pretendonte se kishte përjetuar alienët e vërtetë gjatë kohës që punonte për organizatën.
Ish-agjenti anonim 77-vjeçar i CIA-s, i cili njihet me pseudonimin “Kewper”, ka punuar për të nga viti 1957 deri në vitin 1960.
Në një intervistë me studiuesin e UFO-ve, Richard Dolan, Kewper pretendoi se ai ishte punësuar për të analizuar provat fizike të një vendi të rrëzimit të UFO-ve dhe ishte pjesë e ekipit që hetoi një disk fluturues që “u përplas dhe mbërriti në Tokë në korrik 1947 në Roswell, New Mexico”.
Sipas The Daily Star, Kewper pohoi gjithashtu se ai punonte në Area 51, ku analizonte jashtëtokësorët dhe sende të ndryshme aliene që supozohet se ishin marrë nga qeveria amerikane.
Sipas tij, shumë alienë të një anijeje kozmike humbën jetën dhe 77-vjeçari pati mundësinë t’u bënte autopsinë. Megjithatë, ai tha se disa prej tyre ishin ende gjallë.
“Ne pamë alienë në ngjyrë gri. Nuk ngjasonin aspak me lëkurën njerëzore dhe ishin më të mëdhenj se njerëzit normalë. Truri ishte gjithashtu më i madh, hunda shumë shumë e vogël. Goja po ashtu. Ndërsa veshët ishin si vrima.”
Në vitin 2014, historia e Kewper u përgjua për një dokumentar të titulluar “Truth Embargo: The Anonymous Interview” (Embargo e së Vërtetës: Intervista Anonime)., transmeton anabel.

