Ish-deputeti i LVV-së: Kurti i rrezikshëm – të rregullohen raportet me SHBA ose të rrëzohet Qeveria

Ish-deputet nga radhët e LVV-së, Florin Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti ka punuar intensivisht në mënyrë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka krijuar një bindje të gabuar se Kosova duhet të afrohet me Gjermaninë dhe Evropën në vend të SHBA-së.

“Unë kam ardhur këtu për t’iu kërkuar falje njerëzve që i kam dërguar në Vetëvendosje. Unë u kërkoj falje, se nuk e kam ditur që Lëvizja Vetëvendosje e bjen Kosovën në këtë situatë”.

Kështu është shprehur Florin Krasniqi në “Debat Plus”, teksa ka shtuar se Qeveria Kurti ka punuar intensivisht në mënyrë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka krijuar një bindje të gabuar se Kosova duhet të afrohet me Gjermaninë dhe Evropën.

“Gjermania është shtet i begatë ia kemi pa hajrin, por është i dobët politikisht, as vizat s’po mundet të na heqë. Unë s’jam kundër saj dhe relacionit me Kosovën, por relacioni me Evropën është i nevojshëm, e me Amerikën i shenjtë”, ka thënë ai.