Ish-deputetit i vërtetohet dënimi me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht

Prishtinë – Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 1 viti e 2 muaj burgim me kusht, të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj ish-deputetit Driton Çaushi, për akuzat se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare, kryetarin e Kuvendit dhe deputetët.

Më 12 tetor 2021, Çaushi ishte dënuar me 1 vit burgim me kusht për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, kurse me 3 muaj burgim me kusht për veprën penale “pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Më pas, ndaj tij ishte shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej 1 viti e 2 muaj burgim me kusht, në afat verifikimi prej 2 vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Apeli e ka refuzuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke e lënë kështu në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë.