Ish-deputetja e VV-së pritet t’i bashkohet sot LDK-së

Shqipe Pantina, ish- deputete e Kuvendit të Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme t`i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e kanë thënë burime të Gazeta Blic nga partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

“Po Shqipe Pantina do të jetë shpejt pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ky burim pa saktësuar nëse sot gjatë ditës ose nesër do të bëhet prezantimi i saj si prurja më e re në LDK.

Gazeta ka provuar të flas me Patinën por ajo ka qenë e pa qasshme.

Shqipe Pantina kohëve të fundit është paraqitur në disa TV vendase si analiste politike.Ndryshe, Pantina ka qenë për disa vjet deputete e Vetëvendosjes, për të kaluar pastaj në Partinë Social Demokrate.

Ajo ka qenë e angazhuar për një kohë të gjatë edhe në organizata të ndryshme jo-qeveritare.