Ish-diplomati amerikan: ”S’kam parë kurrë ambasador më të shqetësuar se Hovenieri”

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, është shprehur për situatën në veri të Kosovës, duke tënë se përgjëgjësinë kryesore e ka Serbia.

I pyetur në një intervistë për Zërin e Amerikës, lidhur me përplasjet dhe dhunën në Kosovë, ai ka thënë se marrëdhëniet jo-normale mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të tilla për shumë vite, dhe përgjegjëse për këtë është Serbia, e cila nuk ka pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Fried ndër të tjera ka përmendur edhe nacionalizmin shkatërrimtar serb, shtypjen e shqiptarëve në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s.

‘’Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë në një gjendje jo normale për shumë vite dhe përgjegjësia për këtë, në përgjithësi, ka rënë mbi Serbinë sepse ajo nuk ka pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata nuk do ta rimarrin Kosovën. Kjo çështje ka mbaruar, pjesërisht për shkak të viteve të nacionalizmit shkatërrimtar serb, duke përfshirë shtypjen e shqiptarëve në Kosovë, që çoi në ndërhyrjen e NATO-s, të cilën ne nuk e donim’’- tha Fried, raporton Zëri i Amerikës.

Fried tha se kriza e tanishme është shkaktuar nga gabimet e qeverisë së Kosovës.

Ai tha se e ka lexuar deklaratën e plotë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në konferencën me gazetarët, dhe tha se nuk e mbanë mend që nga pavarësia e Kosovës, që një përfaqësues i qeverisë amerikane të ketë qenë më i zemëruar.

Fried shtoi se vendimi i qeverisë së Kosovës edhe nëse është marrë në rrethana të vështira, e ka përkeqësuar shumë më tepër situatën dhe marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës.

‘’Në të njëjtën kohë, kriza e tanishme duket se është shkaktuar nga gabimet e qeverisë së Kosovës. Pra, në tërësi, Serbia mund të ketë përgjegjësi, për këtë gjendje të çuditshme, por kriza e tanishme është diçka që ka shkaktuar, do të thosha, zemërimin e Shteteve të Bashkuara. Nuk e përdor lehtë këtë fjalë, por lexova deklaratën e plotë të zotit Hovenier, ambasadorit amerikan në Kosovë, në konferencën me gazetarët. Dhe që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, nuk mbaj mend që një përfaqësues i qeverisë amerikane të ketë qenë aq i zemëruar, sa dukej ai. Mendoj se qeveria e Kosovës me siguri e ka marrë vendimin në rrethana të vështira, por vendimi e përkeqësoi shumë më tepër situatën, që edhe më parë ishte e komplikuar. Kjo ka rezultuar në përkeqësimin e fortë të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kosovën. Dhe kjo nuk i shërben askujt. Është për të ardhur keq’’- shtoi Fried.

Fried ndër të tjera tha se Hovenier në konferencë për media e kishte mundësinë që t’i linte përgjegjëse të dyja palët, por nuk e bëri, u përqëndrua tek përgjegjësia e Kosovës, gjë që lent ë nënkuptohet se SHBA-ja është seriozisht e zemëruar me qeverinë e Kosovës.

‘’Vura re se, në konferencën për mediat, ambasadorit Hovenier iu dha mundësia, që të ngarkonte me përgjegjësi të dyja palët, dhe ai nuk e bëri këtë. Ai u përqendrua tek përgjegjësia e qeverisë së Kosovës. Kjo më la përshtypjen, se ishte një shenjë se Shtetet e Bashkuara janë seriozisht të zemëruara me vendimet e qeverisë së Kosovës’’- tha ndër të tjera Fried.

Ai foli edhe për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR-it, duke thënë se kjo situarë është në përgjthësi përgjegjësi e serbëve, pasiqë ata ende fantazojnë se Kosova mund t’i kthehet serbisë, gjë që, siç thotë ai, nuk mund të ndodhë kurrë.

‘’Forcat e KFOR-it pësuan lëndime serioze. Nuk e krijoi qeveria e Kosovës këtë situatë. Kjo situatë në përgjithësi është kryesisht, por jo plotësisht, përgjegjësi e serbëve, të cilët duket se ende fantazojnë se Kosova mund t’i kthehet Serbisë, gjë që nuk do të ndodhë kurrë’’- tha Fried.