Ish i fejuari shpërndanë te familjarët foto intime të ish-gruas

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici ish të fejuarin e saj, pasi që ky i fundit shpërndau fotografi intime të saj tek familjarët e ankueses.

Rasti ka ndodhur më 6 janar dhe i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime te familjaret e saj. I  dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së (foto ilustrim).