Ish-kandidati i VV’së për deputet në krye të ATK-së, Haziri: Marre!
Pas emërimit të ish-kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Përmes një deklarate të shkurt për GazetaBlic, Haziri e ka quajtur këtë vendim si të turpshëm, duke ngritur dyshime për profesionalizmin dhe paanshmërinë e emërimeve në institucionet shtetërore.
“Marre”, tha shkurt Haziri.
Kujtojmë se, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës është emëruar Mentor Hyseni.
Ministria tha se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, “duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë”.

