Ish-kandidati për kryetar kundër hyrjes së PDK’së në Qeveri

PDK deri më sot ka kaluar shumë sfida, dhe ka bartur shumë përgjegjësi në shtetndërtimin e vendit tonë. Përgjatë këtyre viteve PDK ka bërë shumë punë të mëdha, mirëpo si çdo lëvizje apo organizatë ka bërë edhe shumë gabime.

Shkruan: Flurim Arifi

Së pari i uroj të gjithë, simpatizantët, aktivistët, dashamirët, sponzorizuesit në përvjetorin e Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK e sotshme shumë bashkëthemelues e ndërlidhin me vijën kombëtare që nga lufta NDSH, LKCK, LKP etj.

PDK deri më sot ka kaluar shumë sfida, dhe ka bartur shumë përgjegjësi në shtetndërtimin e vendit tonë. Përgjatë këtyre viteve PDK ka bërë shumë punë të mëdha, mirëpo si çdo lëvizje apo organizatë ka bërë edhe shumë gabime.

Tani PDK prapë gjendet para një sfidë të madhe, tentim ngritja e akuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit Veseli, e ka sfiduar PDK-në deri në themelet e saja.

Mirëpo ,shtrohet pyetja e natyrshme, sa është struktura e PDK-së e përgatitur për të qëndruar dhe zhvilluar mëtejshëm, karshi kërkesave/nevojave të shumta që ka vendi.

Një ndër sfidat e para  këto ditë është, një pyetje “1 Milon dollarëshe”: A duhet PDK t’i bashkangjitet koalicionit në këtë qeveri të udhëhequr nga LDK-ja.

Për mue është e qartë, JO!.

Sfida e radhës është zgjedhjet lokale, të cilat janë afër. Pra, edhe një vit i kemi zgjedhjet –  Nëntor 2021.

Sa është duke u përgatitur PDK në pregaditjen e ofertës për qytetarët, cilët do të jenë kandidatët për kryetarë komune, kandidatët për këshilltarë komunal etj.

Domethënë, ka shumë pikëpyetje, mirëpo uroj që  struktura udhëheqëse të PDK-së të sillet si partnere serioze gjatë kësaj periudhë kohore, me aktivistët, simpatizantët, sponzorizuesit, dashamirët etj, në mënyrë që qytetarët të na shohin si partnerë seriozë dhe të reformuar karshi kërkesave që në vazhdimësi janë bërë nga ata.

Megjithatë, Urime PDK! /Mediafokus.info/

(Autori është ish-kandidat për kryetar të Degës PDK në Gjilan dhe anëtar i Këshillit Drejtues, Dega PDK Gjilan)