Ish-kryeministri përfundon në spital

Ish’kryeministri socialist i Shqipërisë dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, duket se ka probleem shëndetësore serioze. Ai është parë në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Në gjendje jo të mirë shëndetësore, ish-kryeministri socialist, shihet me maskë në fytyrë, derisa shtyhet me karrocë brenda spitalit.

Ende nuk dihet për shqetësimet konkrete të ish-kryeministrit, që është parë i shoqëruar nga bashkëshortja.