Ish-kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Jetish Maloku, ish-kryeprokuror në Gjilan, është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës me vota unanime, ku e ka pasuar Bahri Hysenin.
Për zgjedhjen e Malokut në këtë pozitë kanë votuar 10 anëtarë të KPK-së dhe vetëm një kundër.
“Objektivat e mia në KPK janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre”, ka thënë Maloku.
Ai premtoi po ashtu që gjatë mandatit të tij do të kërkojë të monitorohet vazhdimisht integriteti i prokurorëve si dhe “matje të performancës së tyre”.
Përveç tjerash, Maloku deklaroi se do të angazhohet në disiplinimin e prokurorëve dhe do ta fuqizojë trajtimin e rasteve të shkeljeve të mundshme nga ta. Kështu, ai tha se synon ra rris edhe përformancën e anëtareve të paneleve disiplinore./Mediafokus.info

